Monat: Januar 2019
VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “VRAGË MALLI”
Nё pёrgjithёsi nё letёrsi, ҫdo vepёr letrare ka veҫantinё e saj, ndёrsa vepra e poetit Xhelili do tё thosha ka poetikё sepse ndёrtohet mbi ndjesi tё cilat janё rezultat i njё kohe tё lumtur, por pёr fat tё keq tashmё tё pёrfunduar, gjithsesi assesi tё harruar. Autori paraqitet i veҫantё duke na rrёfyer pa komplekse, pa drojё dhe marre pёr emocione dhe ndjesi intime, tё cilat ai dikur i ka pёrjetuar ndryshe, ndёrsa sot tё gjitha ato janё veshur me petkun e largesёs, vetmisё dhe dalëngadalё harresёs. Dashuria e refuzuar nxit njё tangente pambarimisht tё gjatё. Kjo tangente ёshtё ndjenja e mallit dhe kёsaj ndjenje do t’i referohet autori vazhdimisht gjatё tёrё vёllimit. Libri pёrmban dy cikle. Cikli i parё me lirika katёrvargёshe titullohet “Dihatje dashurie” ndёrsa cikli i dytё titullohet “Busull e prishur” dhe ka poezi shumёstrofёshe, me njё varg dhe metrikё tё pёrzier.
VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “FRAGMENTE TË NJË ZEMRE TË DALLDISUR”
Një gjë më ra në sy duke shpalosur qysh vargjet e para! E ajo ishte, syri: bebëzat e syrit, ngjyra, thellësia, loti… Pra, prekja e syrit apo siç njihet ndryshe “dashuri në shikim të parë”! Elemente që datojnë qysh herët në letërsinë popullore dhe barten, kultivohen edhe sot me shumë pasion. Themi me shumë pasion, “mbase po dashurove me pasion (shpirt), mund të jesh (Sokrat)i (për-)vuajtur, por jo edhe i humbur (venitur)”! Ndryshe, edhe besimet fetare e predikojnë, ndërrimjetën, por jo vdekjen si proces. Këtë e arsyetojnë me jetëgjatësinë e shpirtit, pra trupi vdes por shpirti prehet i qetë…!
VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “MES LULEVE DHE LOTIT”
PORTRETIZIME VLERASH POETIKE “MES LULEVE DHE LOTIT”
VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “SY TË PAFAJSHËM…”
VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “DALLGË NË ZEMËR”
VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “BESA”
VËSHTRIME MBI ROMANIN 1803
Të dy protagonistët e dashuruar (njihen e takohen rastësisht në një orë letrare), kanë familjet e tyre, kanë fëmijët dhe jetën e tyre bashkëshortore… dhe autori e ruan sensin e masës në këtë ndërthurje kaq të ndërliqshme e të ndjeshme raportesh e marrëdhëniesh: në dashuri nuk bën të ndjehet i lënduar askush, sipas atij parimit aristotelian, “E bukur është ajo që është harmonike”!
Protagonistët e jetojnë dhe e përjetojnë jetën e tyre emocionale përafruese, si dhe dëshirat e tyre; për ta nuk ka kohë, as natë, as ditë, as të djeshme e as të ardhme, ka vetëm çaste të mbushura me bukurinë e emocionit (bisedat me telefon, emailet, letrat, poezitë, thëniet dashurore, video-bisedat, deri te takimet e rralla… largësia zhduket); ata e pranojnë këtë ndjesi që i jep kuptim jetës së tyre. E pranojnë në çdo kohë e në çdo minutë, në rrugëtim, në shtëpi, në ambiente pune a familjare…
Anton MARKU
Në aspektin tematik romani kryesisht trajton dashurinë dhe sfidat që ajo di dhe mundet të sjell. Që në fillim të librit autori dashurinë e quan ‘‘forcë hyjnore që dhuron gëzim dhe lumturi’’. Më pas në narracion përshkruhen edhe raportet mes individit, familjes dhe shoqërisë. Një vend të posaçëm zë edhe përditshmëria në vendin e punës, jeta në mërgim, etnia, kultura, arti, poezia, jeta urbane, etj.
PËRUROHET NË VJENË ROMANI NË GJUHËN GJERMANE “1803” I AUTORIT BESIM XHELILI
Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xhelili, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018, në ambientet e galerisë së artit “Der Kunstraum” në Vjenë, përuroi në gjuhën gjermane romanin “1803”. Ai tha se është në përgatitje edhe të vëllimit të dytë dhe të tretë të këtij romani, i cili në vitin 2016 u botua së pari në shqip, kurse në janar të këtij viti edhe në gjuhën gjermane dhe suedeze.
Në praninë e bashkatdhetarëve të shumtë, përfaqësuesve të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Austri, krijuesve dhe dashamirëve të artit të shkruar, në Vjenë të Austrisë u bë përurimi i romanit “1803” në gjuhën gjermane, të autorit Besim Xhelili.
Programin e këtij përurimi e udhëhoqi Kaltrina Durmishi, e cila ndër të tjera foli për një pjesë të biografisë së autorit.
Hapja u bë me një melodi të bukur në harpë, ekzekutuar nga Veronika Klavzar, dhe fill pas kësaj një shkëputje nga romani e lexoi Time Durmishi.
I pranishëm ishte edhe vetë përkthyesi i këtij libri, austriaku Kurt Gostentschnnig i cili u paraqit me një vështrim mbi romanin. Ai shprehu fjalë të zgjedhura për këtë libër dhe sugjeroi lexuesit që ta lexojnë. “Gjatë përkthimit kam gjetur shpeshherë veten në pasazhe të ndryshme në brendi të romanit, ngase edhe unë jam njeri dhe kam qenë disa herë i dashuruar. Sugjeroj lexuesit ta lexojnë romanin, të njihen me një ngjarje dashurie, që është më shumë se dashuria vetëm mes dy personave, e të qenurit nën një kulm bashkë, e afërsisë fizike, dhe e cila kalon ndjenjat e dhimbjes, sfidon çastet e vështira të jetës, sepse ajo është një dashuri hyjnore, një pasion që s’përshkruhet dot me fjalë, njashtu siç e thotë edhe vetë autori në paratekstin e romanit”, tha z. Gostentschnigg.
Po ashtu rreth autorit dhe romanit “1803” foli edhe kryetari Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, Anton Marku. “Libri është paksa mistik dhe flet për një dashuri në distancë. Libri komunikon mirë me lexuesin, është një tematikë moderne, sadoqoftë e trilluar dhe fitohet përshtypja se atë nuk e ka shkruar dora e autorit, por vetë shpirti i tij”, tha z. Marku.
Të gjithë ishin kureshtarë të kuptojnë se çfarë fshihet pas titullit të librit “1803”?! Me gjasë autori për këtë do të na shpjegojë në vëllimet e tjera të romanit. “Jam duke punuar për pjesën e dytë dhe të tretë të librit. Ka disa shenja edhe në pjesën e parë të kësaj trilogjie, ku mundet të paramendohet se ç’do të thotë titulli “1803”, por qëllimi është që lexuesi vetë të gjurmojë, të argëtohet gjatë leximit, mbase aty-këtu ta gjejë veten dhe të gëzohet me vazhdimin e ngjarjes në dy vëllimet e ardhshme”, tha autori nga Tetova me banim në Austri, Besim Xhelili.
Përurimi i këtij libri është bërë në qytete dhe vende të ndryshme të Europës. Pronari i galerisë në qendër të Vjenës “Der Kunstraum”, z. Hubert Thurnhofer, vazhdimisht përkrah artistët, krijuesit dhe njerëzit e kulturës, duke lëshuar me një kompenzim të vogël objektin e tij tepër artistik dhe tërheqës për artdashësit. Ai gjithashtu e përgëzoi autorin Xhelili për romanin dhe i dëshiroi suksese të mëtutjeshme. Vlen të theksohet se botimin e romanit në gjermanisht, me një donacion e kanë përkrahur Ndërmarrja Publike “Wiener Linien” dhe Oda Ekonomike e Vjenës, gjersa përurimin e mbështeti Sektori për Kulturë (MA7) i qytetit të Vjenës. Autori u është mirënjohës dhe falënderues.
Programi u përmbyll suksesshëm me pikën muzikore “Margjelo”, kënduar nga mezzosoprania Blerta Ismajli, përcjellur në piano nga Vlora Jonuzi.
Shkrimtari Besim Xhelili përveç këtij romani është edhe autor i shtatë vëllimeve me poezi, si dhe është prezantuar në disa antologji në shqip dhe në gjermanisht. Për vitin 2019 ka në proces dy vëllime me poezi në gjuhën shqipe, një në atë gjermane si dhe shpreson të mbarojë trilogjinë “1803”.
Në fund të programit për të pranishmit u shtrua një koktej rasti!
Autor i shkrimit:
Arben Gjinaj, Vjenë,
8 dhjetor 2018
Promovimi i romanit “1803” në Kopenhagë, Danimarkë
Aktiviteti “Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë – 2018” u mbajt nën organizimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, e cila mbështet në vazhdimësi financiarisht këtë lloj veprimtarie të komunitetit shqiptar në Danimarkë.
Këtë vit ky aktivitet u organizua në dy ditë.
Ditën e parë, më 20 tetor 2018.
Në praninë e një numri të madh të bashkëkombasve tanë, aktivitetet e organizimit ”Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë”, këtë vit filluan me mbrëmjen kulturore që u mbajt të shtunën më 20 tetor 2018 në SHKSH ”97” (Gadelandet 20, 2700 Brønshøj). Me këtë rast u bënë edhe promovimet e librave ”(Mos) Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë” të profesorit universitar Arsim Sinani dhe promovimi i romanit ”1803” i shkrimtarit shqiptar nga Austria z. Besim Xhelili.
Në këtë shoqatë u bë edhe promovimi i romaneve të shkrimtares shqiptare që jeton dhe vepron në Danimarkë znj. Elhame Gjyrevci.
Për ta realizuar në nivel dhe dinjitoz promovimin e këtyre autorëve dhe të veprave të tyre është ftuar enkas profesori unviersitar, shkritmari e filozofi dhe ish-zëvendësministri Hajdin Abazi, i cili vërtet i dha karakterin e duhur këtij promovimi, duke rujatur frymën e untietit dhe të dashurisë për atdheun.
Përpos promovimit të librave të pranishmit kishin rastin të shohin edhe ekspozitën me punime me gjilpërëza të artistit tetovar, Zeqir Mehmeti.
Më pastaj të pranishmit i argëtoi grupi muzikor i komunitetit tonë me këngëtarët e mirënjohur, Rexhep Jashari, Bashkim Jashari, Sabedin Shabani, Lulzim dhe Arton Rama, Sherif Hasani etj.
Kryesia e Shoqatës 97 shtroi edhe një darkë me ushqime tradicionale shqiptare për të gjithë të pranishmit, ku kishte të ftuar edhe miq danezë. Si për nikoqirllëkun edhe për darken Këshilli Organizativ e falëndrojmë kryesinë e shoqatës 97.
Ditën e dytë
Të nesërmen më 21.10.2018 përpara 300 të pranishmëve, u mbajt edhe mbrëmja finale në një sallë të bukur të cilën ia siguroi komunitetit tanë komuna e Herlevit.
Fillimisht të pranishmit me një përshkrim të bukur për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë nga viti 1965 i përshëndeti eksperti i çështjes ballkanike dhe më heret ligjëruesei në Universitetin e Roskildes z. Tue Magnussen. Më pastaj fjelën e mori prefekti i komunës fqinje të Ballerupit z. Jesper Würtzen. Zoti Würtzen, i fascionuar nga organizimi, ofroi që vitin e ardhshëm komuna e Ballerupit te vëj në dispozicion të organizimit të ditëve të cultures shqiptare logjistikën komunale dhe sallen, si dhe ai vetë të jetë nikoqir.. Fill pas tij të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendës ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës z. Arian Daci. Gjithësesi se në këtë mbrëmje kulturore kushtuar diasporës tonë, kishte edhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës e Republikës së Maqedonisë. I ftuari nga Maqedonia ishte edhe këshilltari i Minstrit të Diasporës të këtij shteti z. Rexhep Saliu. Edhe pse një nga shtetet më të reja të botës, edhe Republika e Kosovës ka Konsullatën e vete në Mbretërinë Daneze. Në këtë mbrëmje të pranishmëve iu drejtua edhe konsulli i Republikës së Kosovës z. Arton Krasniqi. Në mesin e të pranishmëve kishte edhe shumë bashkëkombas tanë që kishin ardhur nga Suedia, për të marrë pjesë në këtë eviniment kulturor. Me këtë rast organizatorët ftuan në skenë edhe ish zëvendës minstrin e kulturës të Republikës së Kosovës z. Hajdin Abazi, icili jeton dhe vepron në Kosovë. I fundit që mbajti fjalim ishte edhe përgjegjësi për çështje kulturore në komunën e Herlevit z. Jacob Ludvigsen. Mes tjerash ai potencoi se sa të mirëintegruar dhe të zellshëm në punë janë shqiptarët që banojnë në komunën e Herlevit, si dhe theksoi edhe rëndësinë që kishte klubi futbollistik Liria që ishte themeluar para 29 viteve dhe përveç sukseseve të shumta akoma ekziston dhe vepron.
Në këtë mbrëmje gjithësesi se nuk u harruan të falemenderohen të gjithë personat që vullnetarisht kontribuan që kjo mbrëmje e bukur me muzikë, valle, këngë, art figurativ, veshje kombëtare dhe specialitete nga kuzhina shqiptare etj., të bëhet realitet. Si dhe një falemenderim i posaçëm iu dërgua piktorëve dhe këngëtarëve që zbukuruan këtë mbrëmje si: Zeqir Mehmeti, Natmir Lura, Abaz Jakupi, Bajramali Idrizi, Abdylaziz Durmishi, Orkestri Okarina me udhëheqës Bashkim Jasharin dhe Ariana Jashari, Afërdita Xani, Sabedin Shabani, Lulzim dhe Arton Rama, Sherif Hasani, Irena Krasniqi, Drama etj. Duke mos harruar edhe kuzhinierin e famshëm dhe pronarin e Restoranit Moccador z. Fejsal Dalipi, i cili përgatiti specialitete tepër të shijshme nga kuzhina shqiptare për të gjithë të pranishmit.
Meqë është Viti Mbarëkombëtarë i Skënderbeut, organizatorët për fund kishin zgjedhur për të shfaqur filmin Skënderbeu (1953) me titra në gjuhën angleze. Kjo u bë e mundur falë Arkivit Shtetëror të Filmit në Shqipëri, me c’rast organizatorët shprehën mirënjohje dhe falënderim të vecantë për bashkëpunimin.
Vlen të theksojmë se Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë – 2018, u organizuan në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, Ambasadës së Shqipërisë në Danimarkë, Kosullës së Kosovës në Danimarkë, bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Danimarkë dhe Komunës së Herlevit.
Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë – 2018, do të përfundojnë më 9.11.2018. Në bashkëpunim me Institutin Danez të Filmit – Cinemateket, me seli në Kopenhagë, do të organizohet edhe shfaqja e një trilogjie të personalitetit dhe individualitetit artistik të regjisores së shquar shqiptare, Xhanfise Keko, sipas këtij programi:
7 Nëntor 2018 / ora 18:30 – Filmi “Tomka dhe shokët e tij”; 7 Nëntor 2018 / ora 21:00 – Filmi “Mimoza llastica”;
9 Nëntor 2018 / ora 17:00 – Filmi “Kur xhirohej një film”.
Pas shfaqjes së filmit “Tomka dhe shokët e tij” dhe përpara shfaqjes së filmit “Mimoza llastica” (ora 20:00-21.00), do të mundësohet prej Ministrisë së Kosovës për Diasporën një koktej në Asta Bar në brendësi të Cinematekës.
Texti dhe fotografitë:
Ibrahim Xhemaili dhe Ixhet Lutfiu