GALERIA

Të dashur miq,

unë jam një njeri shumë komunikativ, mundohem të bëhem aq i sjellshëm (përderisa sjellja e tjetrit nuk e prish timen), i durueshëm, i gatshëm për ndihmë në çdo kohë, jo i interesit apo i gënjeshtrave dhe gjithmonë mundohem ta vë buzën në gaz, ndonëse në këtë kohë kjo gjë është pak e vështirë dhe disi e largët, e panjohur mes njerëzve…

Më pëlqejnë shumë shëtitjet dhe vazhdimisht bëj fotografi të shumta gjithandej nga shëtitem, ku i bëj aktivitetet, ku jam mysafir, në ahengje e gazmende, i gëzuar apo i pikëlluar etj.

Edhe pamjet filmike zakonisht i bëj me shije dhe pasion, kuptohet në mënyrë amatore. Megjithatë të lësh vragë se dikur ekzistove, duke bërë vepra të mira, duke lënë mbresa të mëdha e duke lënë kujtime është një ndër gjërat më të mençura dhe më të urta të të gjitha kohërave!