SHËRBIME

DISA SHËRBIME QË UNË OFROJ

Unë kryesisht merrem me shkrime, materiale gazetareske dhe aktivitete kulturore e letrare këtu në Austri, në vendlindje dhe gjithandej ku më ftojnë apo ku arrij bashkëpunimin.

Përveç atyre që kam rënditur më sipër, unë ofroj edhe shërbime të tjera, të cilat i bëj në kohën time të lirë dhe me çmime më të volitshme se çdokund tjetër. Më shkruani dhe do të gjejmë një ujdi mes nesh!

Ndërsa tash e 11 vjet bukën e gojës dhe mirëmbajtjen e familjes i siguroj si shofer tramvaji këtu në Vjenë. Kjo punë më pëlqen gjithnjë, sepse jam i lirë të mendoj, shikoj njerëz të kulturave të ndryshme, vizitorë nga e gjithë bota, përjetoj ndodhi e raste interesante dhe krejt këto më frymëzojnë të shkruaj!

NA MUNDËSO TË NJOFTOHEMI

Shërbimet e mia i bëj me pasion dhe përkushtim. Prandaj nuk ka sesi të mos jeni të kënaqur...!

DIZAJN

Përgatitje, radhitje, thyerje dhe dërgim në shtyp të librave, revistave, kartëvizitave, kalendarëve etj.

WEBDIZAJN

Përpilim, dizajnim dhe ngarkim të webfaqes suaj në internet (me domainin tuaj ose një të ri nga unë).

FOTO & VIDEO

Inçizime të ndryshme në HD të plotë, përgatitjen, prerjen, montimin dhe ngarkimin në internet të klipeve, kopjime, shumime, CD, DVD etj. Përgatitje dhe shtypje të fotoalbumeve etj.

SHËRBIME TË TJERA

Unë gjithashtu ofroj shërbime amatore në lidhje me riparime të ndryshme kompjuteristike,
instalime të ndryshme, formatime etj.