KRIJIMTARIA

Unë merrem me shkrime qysh nga mosha 13-vjeçare dhe deri më tani kam botuar 9 vëllime me poezi dhe një roman në gjuhën shqipe. Romani im është botuar në janar të vitit 2018 edhe në gjuhën gjermane dhe atë suedeze. Gjithashtu me disa poezi jam prezantuar në antologji të ndryshme në shqip dhe në gjermanisht.

Duke qenë i vetëdijshëm se jetoj në Austri, ku unë emigrova në vititn 1998, dhe duke pasur parasysh se sa me rëndësi është që krijimet e mia t’ua ofroj edhe lexuesve të huaj, dëshira ime e madhe është që sa më shumë të botoj në gjuhët e huaja.

Kam në dorëshkrim edhe disa vepra të cilat presin dritën e botimit. Mirëpo, si shkrimtar, krijues dhe një artist, i cili me vetëfinancim dhe flijime, sfida e harxhime të shumta i publikon librat e tij, e kam të nevojshme nëse dikush paraqitet dhe më ndihmon në botimin e veprave të mia. Si kompenzim për gjestin e vlefshëm njerëzor dhe atdhetar, unë ofroj vend në libra (zakonisht në faqen e fundit të librit) për shënimet e firmës, kompanisë apo veprimtarive të ndryshme afariste e sipërmarrëse që ju i zhvilloni. Gjithashtu gjatë prezantimit të librave ju ofroj vend për vendosjen e reklames suaj si dhe një fjalë rasti nga ju. Mirëpres çdo ndihmesë dhe ju jam paraprakisht mirënjohës.

Kaloni më poshtë tek nënrubrikat e tjera të kësaj rubrike.

Kopenhagë, Danimarkë, prill 2016