VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “BESA”

VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “BESA”
 
Botues: Botimet Fishta Prishtinë, Kosovë
Reçensent: Engjëll I. Berisha
Redaktore: Majlinda Nana Rama
Lektor: Salajdin Salihu
 
ISBN: 978-9951-576-18-5
Prishtinë, mars 2016

Prend BUZHALA Recensent,
Prishtinë, Kosovë

Engjëll I. BERISHA
VOLUM POETIK ME TRAZIME DASHURIE
 
Se trungu vlerësohet sipas frutave, poezia e shumë krijuesve nëpër dyer të botës, është pemë  me fruta të dobishëm, përderisa në këtë relacion, poeti Xhelili, mbetet fuqi aktive, furor poeticus, me shprehje besimiduke i shtruar gjithnjë taban, siç thoshte Ciceroni, sinqeriteti i fjalëve dhe i marrëveshjes me fjalën e thënë.
 

Prend BUZHALA
Prishtinë, Kosovë

Prend BUZHALA
ESTETIZMI I PËRVOJËS SË DASHURISË
 
Ndryshe nga shumë poetë që shkruajnë të dehur nga erosi, pena e Besimit është e tujgur me lirizmin e mëndafshtë, aspak të imponueshëm. Ai e estetizon përjetimin dhe dramën intime të dashurisë. Këndimi zhdrivillohet më shumë në frymë lirike-meditative. Aty ligjëron më shumë një Njeri i Përvojës së Dhimbjes së Dashurisë, që e kontrollon vargun poetik me racionalitetin e thënies poetike e jetësore.
 

Majlinda Nana RAMA
Fier, Shqipëri

Majlinda Nana RAMA
POEZI REFLEKSIVE DHE DISKRETE
 
Xhelili është kujdesur të shfletojë deri në thellësi, botën e brendshme të njeriut, si qenie jo thjesht ekzistenciale, por si qenie me një galeri të pafund ndjenjash, dëshirash, dashurish, provokimesh, joshjesh, humbjesh, pritjesh, distancash… Malli dhe vetmia janë dy gjendje që rrëmbejnë si shpendë grabitqare. Ato duket se janë bërë trendi i kohëve ku jetojmë, kohë të rraskapitura nga largësitë. Duket se ngushëllimin protagonist i poezisë e gjen tek ato shkronja të akullta distancash, që lotët i bëjnë edhe më të pakuptimta ndonjëherë.
 

Demir RESHITI
Prishtinë, Kosovë

Demir RESHITI
POEZI ME MESAZH EMOCIONAL PËR DASHURINË DHE JETËN
 
Të ecish në shtigjet e poezisë së Besimit është një aventurë interesante dhe e bukur në të cilën nuk të presin stuhi dhe përmbytje, por ëndrra jete të thurura me përkushtim me të cilat ai komunikon me lexuesit, duke ia zbuluar emocionet e tij, përvojën jetësore dhe urtësitë e jetës. Mesazhi emocional i poezisë së tij është i hapur për jetën dhe gjithçka që sjell ajo. Tematika dominuese e poezisë së tij është dashuria; dashuria ndaj njeriut, dashuria ndaj peizazhit, dashuria ndaj jetës dhe të gjitha dukurive të saj.
 

Ejup AJDINI
Tetovë, Iliridë

Ejup AJDINI
TINGËLLIMAT E POETIT NË LLAVËN E DASHURISË
 
Mbi të gjitha, autorit nuk i interesojnë shumë rregullat teorike, apo format dhe figurat që mund ta rritin teorikisht poezinë e tij, por ai në thelb ka të gjenerojë zërin e arsyes dhe dëlirësinë e tij shpirtërore, duke tërhequr paralelen e luftës midis të bukurës dhe të shëmtuarës, të ulëtës me të madhërishmes dhe ndalet e pushon mbi simpatiken, si kategori e veçantë estetike, aty ku i flenë ëndrrat për disa çaste qetësimi dhe mbi të gjitha ai në vazhdimësi gjeneron zërin e arsyes dhe të dëlirësisë shpirtërore.
 
Sikur keqësohen sytë e kësaj nate të trembur
Tek pi ajo kafen me ato buzë të kuqe, si mjalti,
Kjo bukuri mendjen ma ka shembur
Dhe psherëtimën me magji ma kapi.
 
Artikulli në  
 
Shpërndaje në:
Posted on: 23. Januar 2019Besim Xhelili

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

code