VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “DALLGË NË ZEMËR”

VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “DALLGË NË ZEMËR”
 
Botues: ATUNIS Prishtinë, Kosovë
Reçensent: Prend Buzhala
Redaktore: Bardha Mançe
Lektore: Majlinda Nana Rama
 
ISBN: 978-9951-624-56-5
Prishtinë, qershor 2016

Prend BUZHALA Recensent,
Prishtinë, Kosovë

Prend BUZHALA
POETIKA E VUAJTJES SË DASHURISË
 
Të njëqind e tetëdhjetë e tri njësitë strofike me temë dashurinë në lirikat e vëllimit “Dallgë në zemër”, poeti Besim Xhelili i përkufizon me shenjën autoriale “183 lirika të dhimbshme dashurie”. Si është e mundshme që pikërisht emocioni më sublim i qenies njerëzore ngërthyeka dhe vuajtjen, dhembjen? Kjo tematikë e shndërruar tashmë në obsesion krijues, te libri i Besimit, posi te tema e librit të dytë të Komedisë Hyjnore të Dantes, Purgatori, përpiqet ta japë këtë përgjigje, gjithnjë në universin e erosit, në hapësirat e këndimit lirik mbi dashurinë.
 

Bardha MANÇE
Athinë, Greqi

Bardha MANÇE
VARGJE PLOT TALLAZE DASHURIE
DHE DHIMBJEJE
 
Në vëllimin e gjashtë me poezi, poeti dhe shkrimtari i mirënjohur, Besim Xhelili, na vjen tanimë mjaft i pasur me përvoja dhe ndjenja të një shpirti tepër të trazuar, që të tensionon dhe të nxit të kërkosh në thellësi të tij, duke jetuar së bashku me të tallaze të forta të një dashurie që okupon çdo qelizë të protagonistit.
 

Jaho MARGJEKA
Tiranë, Shqipëri

Jaho MARGJEKA
MOTIVI I VETËFLIJIMIT SI DHIMBJE
DASHURIE NË POEZINË E BESIM XHELILIT
 
Muza e Xhelilit herë është Evë e herë Beatrice, herë Helenë Troje e herë Zanë mali e Lugjeve të Verdha, herë e ëmbël e herë pelin, herë gjarpërushë e herë lozonjare. Ajo (Muza) është gëzimi e njëkohësisht dhimbja e zemrës së poetit, te cilën ai (poeti) ia ka blatuar plotësisht asaj, pa asnjë “kusht”, ashtu siç është e pakushtëzuar dashuria:
 
“E shoh se sonte prapë më qahet,
Zemër e kalbur në gjoks a mbahet?”
 

Sulejman MEHAZI
Tetovë, Iliridë

Sulejman MEHAZI
 
Përgjithësisht, dihet se vetëm poetët dinë të bëjnë përshkrimin e ndjenjave dashurore më së miri, për shkak se vetëm lirika e ka atë majën e më pjellores dhe më të frytshmen për të shprehur ndjenjat e dashurisë. E këto ndjenja i shpreh këndshëm e bukur dhe poeti tetovar Besim Xhelili, në përmbledhjen e tij poetike “Dallgë në zemër”, dallgë me 183 dhimbje të fuqishme dashurie.
 
Shpërndaje në:
Posted on: 23. Januar 2019Besim Xhelili

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

code