VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “FRAGMENTE TË NJË ZEMRE TË DALLDISUR”

VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “FRAGMENTE TË NJË ZEMRE TË DALLDISUR”
 
Botues: LENA, Prishtinë, Kosovë
Recensent: Prend Buzhala
Redaktor: Hasan Qyqalla
Kritike letrare: Migena Arllati
 
ISBN: 978-9951-769-72-3
Prishtinë, janar 2019

Prend BUZHALA, recensent
Prishtinë, Kosovë

Prend BUZHALA
PËRJETËSIA LIRIKE E DASHURISË
 
Librat poetikë të Besim Xhelilit, dy ndër ta të botuar më 2016 (“Besa” dhe “Dallgë në zemër”); dhe dy të tjerët që po botohen këtë vit (“Vragë malli” dhe “Fragmente të një zemre të dalldisur”), janë ekskluzivisht lirika të dashurisë. Po sa t‘iu biesh në fund këtyre vëllimeve, sikur poeti dëshiron ta përforcojë formulën e një shkrimtareje të afirmuar botërore: “Dashuria është më e fortë se jeta” (Sandra Brown). Madje, ai e shqipton këtë postulat lirik që në vargjet e para të këtij vëllimi:
 
O këto sytë e tu një sonatë e përkryer
Brenda tyre një çerdhe e pavdekësisë
 
Pavdekësia e dashurisë, e personifikuar te sytë, shfaqet si sonatë e përkryer. Përkryerja dhe pavdekësia janë etimoni shpirtëror i jetës përgjithësisht, dhe ia artit lirik, në veçanti.
 
Poeti gjithnjë gjendet në kërkim të dashurisë. Në një kërkim të përgjithmonshëm. Situatat emocionale të këndimit të kësaj ndjesie, janë të shumta: qetësi dhe trazim, lektisje dhe mall, fshehtësi dhe magji, mister dhe mërzi, gëzim dhe hidhërim, por edhe meditime e reflektime që nuk prajnë.
 

Hasan QYQALLA, redaktor
Prishtinë, Kosovë

Hasan QYQALLA
MES THJERZËS SË SYRIT MAGJIK DHE MAGJISË SË VARGJEVE POETIKE
 
Besim Xhelili vjen me vëllimin e ri poetik “Fragmente të një zemre të dalldisur”! Që në fillim, bie në sy se autori B. Xhelili, nuk ndryshon nga stili i mëhershëm, gjë që nuk ka ndonjë rëndësi të natyrës së krijimit poetik. Por, shtrohet pyetja çfarë peshe kanë poezitë e reja të këtij vëllimi poetik, që do të veçohej nga thurjet e mëhershme të poetit Xhelili?!

Një gjë më ra në sy duke shpalosur qysh vargjet e para! E ajo ishte, syri: bebëzat e syrit, ngjyra, thellësia, loti… Pra, prekja e syrit apo siç njihet ndryshe “dashuri në shikim të parë”! Elemente që datojnë qysh herët në letërsinë popullore dhe barten, kultivohen edhe sot me shumë pasion. Themi me shumë pasion, “mbase po dashurove me pasion (shpirt), mund të jesh (Sokrat)i (për-)vuajtur, por jo edhe i humbur (venitur)”! Ndryshe, edhe besimet fetare e predikojnë, ndërrimjetën, por jo vdekjen si proces. Këtë e arsyetojnë me jetëgjatësinë e shpirtit, pra trupi vdes por shpirti prehet i qetë…!
 

Migena ARLLATI,
kritike letrare
Gjakovë, Kosovë

Migena ARLLATI
DASHURIA E NDALUAR, KY HENDEK I PAKALUESHЁM I ZEMRЁS
 
Nё “grackёn” pёr tё pёrjetёsuar ndjenjёn e tij tё pastёr e tё paharrueshme ndaj sё dashurёs dhe efektit tё krijuar nga pёrjetimet e dashurisё, ka rёnё edhe poeti Besim Xhelili. Autori na rrёfen pёr njё ndjenjё tё kthyer nё njё “kafshatё tё pakapёrdishme” e cila e lodh, e stёrmundon, e djersit dhe e bёn tё flasё me vetveten sa e sa herё, aq sa poeti pёrfundimisht, nuk ka rrugёdalje tjetёr veҫse shkarkimin emocional ta bёjё te poezia. Kjo pra, poezia, i ka mbetur e vetmja besnike tashmё kur dashuria e tij e dikurshme i ёshtё refuzuar nga vet ajo: e dashura. Vёllimi titullohet “Fragmente tё një zemre të dalldisur”, titull aq i qartё dhe shprehёs rreth temёs sё brendisё. Ai vjen i shtruar nё dy cikle: i pari, “Buzёqeshje e heshtur”, pёrmban poezi tё lira shtatёvargёshe, kurse i dyti, “Zёri i ёmbёl dhe kumbues” ka lirika katёrvargёshe.
 
Poezitё e para nё vёllim jo rastёsisht i kushtohen syve, pasi me sa duket poeti njёjtёson mendimin e tij me thёnien: “Sytё janё problem i vёrtet, ato flasin edhe kur nuk duhet”. Nёn efektin e njё vёshtrimi depёrtues, njё buzёqeshjeje tё heshtur dhe tё njё ndjenje tashmё tё ndaluar, ai mundohet tё marrё e tё japё ҫ’tё mundё nga vetvetja, vetёm e vetёm qё tё ketё nё zotёrim njё zemёr qё e don por qё pёr fat tё keq e refuzon. Tashmё kjo ndjenjё e ka pushtuar dhe ai prej kohёsh pёrpёlitet nё pёrsiatje pafund, me shpresё se megjithatё diҫka do tё arrijё tё bёjё, nёse jo kthimin e dashurisё, tё paktёn pёrjetёsimin e ndjenjёs sё shpirtit tё tij tё brishtё.
 
Shpërndaje në:
Posted on: 24. Januar 2019Besim Xhelili

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

code