VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “SY TË PAFAJSHËM…”

VËSHTRIME MBI VËLLIMIN POETIK “SY TË PAFAJSHËM…”
 
Botues: ATUNIS Prishtinë, Kosovë
Recensent: Prend Buzhala
Redaktor: Engjëll I. Berisha
Lektore: Majlinda Nana Rama
 
ISBN: 978-9951-624-57-2
Prishtinë, qershor 2016

Prend BUZHALA, recensent
Prishtinë, Kosovë

Prend BUZHALA
THIRRMAT THELLËSORE TË DASHURISË
 
Te ky vëllim (që mban një titull të metaforikes engjëllore “Sy të pafajshëm… “), ai i drejtohet, si në librat tjerë, qenies që do, të dashurës. Dhe kjo thirrmë drejtuar ndjesive të tij, mendjes dhe zemrës së erosit, përplaset midis dy realiteteve, largësisë së kësaj qenieje dhe përgjërimeve të përmallshme, kujtesës, shpesh trajtën e klithmës, kurse poezia merr trajtën e një psikolirike të situatës emocionale, në të cilën gjendet protagonisti a folësi lirik që ligjëron në veten e parë. Është po ajo ndjesi që ligjëron tej fushë-hapësirave të arsyes, sikur ngjitet në lartësitë sublime të ekzistimit, një si kulm jete e gjallimi. Ai ligjëron me zemër të hapur, se asisoj dhuron dhe dhurohet, merr dhe jep:
 
“Nga unë ke çka të marrësh, më të fortën
Më natyroren, të fshehtën e të çiltrën”.
 

Engjëll I. BERISHA
redaktor,
Gjakovë, Kosovë

Engjëll I. BERISHA
POEZI ME SHPIRT DHE SA SHUMË DASHURI
 
Veprat e artit bëhen me figura të virtytshme për të edukuar dhe për të na mbushur shpirtin me dinjitet, sepse, ndryshe mbesim të zbrazët dhe na mund frika nga e shëmtuara që na rri tek dera, nëse ne ia japim mundësinë të na pushtojë. Për këtë, krijuesit, e më së shumti poetët, dhurojnë mendime për të na dhënë sa më të shpjegueshme misterin e dashurisë.
 

Fadil CURRI
Shkup, Iliridë

Fadil CURRI
POEZI SIPAS GJURMËS “LARG SYVE, LARG ZEMRËS”
 
Poeti Besim Xhelili përgjatë përshkrimit krijon fabulë pamjesh e ndodhish, ndërlidhje botërash me jetë e pasjetë. Shpirtërorja me truporen gërshetohen ndërsjellë në saje të syve si urë ndërlidhëse, që netëve të ftohta ngrohin me ndezjen e tyre. Dashuria është e pranishme nga larg, edhe e pazë, por kurrë e pashpirt, kurrë e shuar, sepse është lulishte që, edhe kur nuk shikohet, përjetohet me syrin e nuhatjes, të shijimit e dëgjimit, bile është burg veçimi pa praninë e saj.
 
Shpërndaje në:
Posted on: 24. Januar 2019Besim Xhelili

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

code